Dita Ndërkombëtare e Maleve

Dita Ndërkombëtare e Maleve dhe tema e zgjedhur për këtë vit është “Të rimëkëmbim eksosistemet malore.
Kjo temë është përzgjedhur për të përfshirë plotësisht malet në programin e OKB-s 2021 – 2030 për Rimëkëmbjen e Ekosistemeve, e koordinuar sëbashku me FAO-n dhe UNEP-in.
Kjo dekadë është një oportunitet për të bërë sëbashku mbështetjen politike, kërkimin shkencor dhe resurset financiare me qëllim përshkallëzimin dhe parandalimin e mëtejshëm të dëmtimit të ekosistemeve malore.
Shqipëria është një vend i pasur me male.
Janë llogaritur 66 male me lartësi mbi 1500 metra (me majën e Korabit që është mali më i lartë 2764 m) gjë që e bën vendin tonë një vend shumë të pasur me masive malore dhe maja malesh.
Një pjesë e tyre janë nën menaxhimin e zonave të mbrojtura si pjesë e Parqeve Kombëtare dhe Rezervateve Natyrore kurse pjesa tjetër janë në menaxhimin e bashkive si pjesë e fondit pyjor kullosor. Ato zotërojnë një larmi të madhe bimësh e kafshësh si dhe ndoshta shume lloje bimësh që rriten në lartësi të mëdha që presin të zbulohen akoma.

 

 

 

NJOFTIME