Drejtori i Përgjithshëm

Znj. Rudina HOXHA

JETËSHKRIM

Rudina HOXHA ka lindur në Berat, më 17 shtator 1978. Ajo është e martuar dhe ka 2 fëmijë.

Është diplomuar në Filozofi–Sociologji në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, dhe mban një Master Shkencor në Menaxhim Shëndetësor.

Karriera e saj profesionale mbart disa pozicione të rëndësishme drejtuese me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në administratën publike dhe menaxhimin e shërbimeve, ku ka mbajtur pozicione drejtuese si Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Kopshtit Zoologjik, Drejtoreshë e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe Administrimit në “Posta Shqiptare” sh.a., Drejtoreshë e Institucionit të Përkujdesit Rezidencial për fëmijët e grupmoshës 0-6 vjeç, Tirane.


Që prej Qershorit 2026, shërben si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.


Rudina Hoxha, ka kryer një sërë trajnimesh, kualifikimesh dhe veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare me karakter shkencor e teknik.

Ajo është njohëse shumë e mire e gjuhës angleze, komunikon rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe gjuhën italiane.