Projekte

Projekti “Hartimi i një modeli menaxhimi për luftimin e procesionares së pishës”

Ky projekt financohet nga IADSA-Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement II në bashkëpunim me SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
Nga monitorimet mbi gjendjen shëndetësore të pyjeve dhe informacionet e marra nga bashkitë, rezulton se çdo vit preken mesatarisht rreth 150 mijë hektarë pyje nga insektet dhe sëmundjet. Një ndër dëmtuesit më problematikë është procesionarja e pishës Thaumetopoea pityocampa Den. & Schiff, e cila është raportuar në vendin tonë që nga vitet ’60 të shekullit të kaluar. Ky insekt ka shkaktuar dëme të mëdha, duke ndikuar ndjeshëm në ngadalësimin e rritjes vjetore të drurëve halorë të prekur.
Qëllimi kryesor i projektit është luftimi i këtij dëmtuesi në pyjet e Shqipërisë, duke angazhuar komunitetet lokale dhe të gjithë aktorët e interesuar për të rimëkëmbur ekosistemet pyjore.
Ndër aktivitetet kryesore të projektit përfshihen:
• Hartimi i protokolleve operacionale për kontrollin e procesionares.
• Fuqizimi i laboratorit qendror dhe ndërtimi i 3 (tre) laboratorëve rajonalë në bashkitë Elbasan, Bulqizë dhe Fushë Arrëz për riprodhimin e insektit Calosoma sycophanta, i cili ushqehet me larvat e dëmtuesit.
• Trajnimi i stafit të shërbimit pyjor pranë këtyre bashkive.
• Aplikimi i metodave të kombinuara (mekanike dhe biologjike) në sipërfaqe pilot, me qëllim krijimin e kapaciteteve të nevojshme për kontroll të qëndrueshëm.

Objektivi i RESILIENTREES është të rrisë mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, duke vënë në praktikë strategji dhe politika të reja për atë që ka të bëjë me pyjet e vjetra dhe drurët veterane.

Objektivi i RESILIENTREES është të rrisë mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, duke vënë në praktikë strategji dhe politika të reja për atë që ka të bëjë me pyjet e vjetra dhe drurët veterane. Drurët veteranë janë struktura kyçe, elementë që kanë një efekt pozitiv joproporcional në ekosistemin ku ato ndodhin. Ndryshimi i klimës dhe intensifikimi i përdorimit të tokës kërcënojnë pemët veterane dhe pasardhësit e tyre po bëhen të rrallë. Pyjet e vjetra përballen me kërcënime të ngjashme në Evropë, ku ato janë të rralla, të vogla dhe të fragmentuara, duke përfaqësuar më pak se 3% të sipërfaqes totale pyjore . Edhe nëse në dekadat e fundit ka pasur përmirësime të konsiderueshme në politikat mjedisore të BE-së, degradimi i pyjeve është ende një problem kyç dhe humbja e biodiversitetit vazhdon me ritme të papara.

FIRESMARTER – Promoting Fire-Smart Territories Initiatives for Harmonized and Effective Forest Fire Prevention and Management Strategies.

FIRESMARTER është një projekt bashkëpunimi ndërkufitar i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027. Projekti synon të forcojë parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje në zonën ndërkufitare Shqipëri–Greqi përmes bashkëpunimit institucional, përdorimit të teknologjive inovative dhe shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira.
FIRESMARTER mbështet zhvillimin e zgjidhjeve inteligjente për monitorimin e pyjeve, vlerësimin e rrezikut nga zjarret, ngritjen e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik. Projekti kontribuon në mbrojtjen e ekosistemeve pyjore, reduktimin e rrezikut nga zjarret dhe forcimin e qëndrueshmërisë së komuniteteve lokale ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike.
FIRESMARTER financohet nga European Union përmes Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027 Programme.