Agjencia Kombëtare e Pyjeve në kuadër të muajit dhjetor, muajit të pyjeve, mori pjesë në aktivitetin për mbjelljen e 600 fidanave në njësinë administrative Blinisht, në kodrën e Sukës. Bashkia Lezhe ka planifikuar të mbjellë 6300 fidana të llojit, pishë e butë dhe pishë e egër në objekte të ndryshme. Aktivitetit ju bashkuan dhe specialistë pyjesh tashmë në pension duke ndarë me të pranishmit eksperiencën e tyre shumëvjeçare në prag të 100 vjetorit të shërbimit pyjor!