Në Gjirokastër u mbajt sezoni i 5-të i aktiviteteve në kuadër të projektit “Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri”, ku morën pjesë përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve , Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Fakulteti i Shkencave Pyjore, përfaqësues të bashkive, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Libohovë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Patos, Roskovec, Mallakastër, Devoll, Pogradec, Korçë, Maliq, Delvinë, Finiq, Konispol, Himarë, Vlorë dhe Selenicë, mbështetur nga UNDP Albania.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan dhe diskutuan çështje që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve si:
Administrimi dhe menaxhimi i pyjeve/kullotave publike në pronësi të bashkisë si dhe menaxhimi i faunës dhe florës së egër si pjesë përbërëse e ekosistemit pyjor dhe kullosor.
Zhvillimi i pyjeve nëpërmjet planifikimit vjetor, përfshirja e planit operacional vjetor në buxhetin e bashkisë.
Hartimi i planeve të mbarështimit të pyjeve publike dhe private, roli i strukturave përgjegjëse për pyjet në bashki.
Mbi procedurat e heqjes nga fondi pyjor dhe kullosor dhe dhënien në përdorim të këtij fondi.
Mbi azhornimin e të dhënave kadastrale pyjore/kullosore dhe problematikat e transferimit.
Monitorimi dhe kontrolli i strukturave të menaxhimit të pyjeve në bashki.
Unifikimi i procedurave të inspektimit dhe formularëve respektivë për këtë qëllim.