Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve pritëm Znj. Aida Resch – Koordinatore Rajonale për Fqinjësinë Lindore dhe Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe Z. Stefan Elisei – Departamenti për Situatat Emergjente i Rumanisë (Partner i Konsorciumit të “Multi – Country”)

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve pritëm Znj. Aida Resch – Koordinatore Rajonale për Fqinjësinë Lindore dhe Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe Z. Stefan Elisei – Departamenti për Situatat Emergjente i Rumanisë (Partner i Konsorciumit të “Multi – Country”) për projektin Multi-Country Study i financuar nga BE, i cili synon të zhvillojë një analizë për të informuar strategjinë e ardhshme të jashtme të BE-së për Partnerët IPA dhe Fqinjësinë Jugore dhe Lindore në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë. Për të realizuar këtë, Projekti Multi Country Study, së bashku me Partnerët, do të zhvillojë një Profil Vendi (për secilin nga 22 Vendet Partnere) që përmban analizën mbi nevojat kryesore në adresimin e 5 risqeve kryesore të fatkeqësive të vendit. Analiza do të shqyrtojë gjendjen aktuale të vlerësimit të riskut, kapacitetet operacionale dhe aktivitetet DRR dhe DRM të ndjekura nga identifikimi i nevojave dhe rekomandimeve për secilin nga 5 risqet kryesore.
Qëllimi është takimi me institucionet përkatëse në lidhje me risqet nga përmbytjet, zjarret, epidemitë, tërmetet dhe aksidentet industriale në Shqipëri.

 

 

NOTIFICATIONS