Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve të bashkisë Dibër në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore në klasë dhe në terren mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”, në Shkollën e Mesme të Bashkuar ” Dine Hoxha”, Muhurr dhe Gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Kastriot, Peshkopi.
Nxënësit u njohën me:
- Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
- Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
- Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.