Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i rradhës me përfaqësues të OJF-së “Trees for Lurë” e cila po zhvillon prej disa vitesh pyllëzime në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” dhe zonën përreth tij

Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i rradhës me përfaqësues të OJF-së “Trees for Lurë” e cila po zhvillon prej disa vitesh pyllëzime në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” dhe zonën përreth tij.
  • Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Artur Kala, prezantoi punët e kryera në kuadër të “Vitit Shqiptar të Pyjeve” objektivat në vijim si dhe i siguroi për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ofron AKP për aktivitetet që kryen për rimëkëmbjen e vegjetacionit pyjor brenda parkut.
  • Drejtuesit e “Tree for Lurë” z. Pavël Kunc dhe znj. Mirjana Pali gjatë diskutimit treguan përvojat me komunitetin e zonës të përfshirë në procesin e pyllëzimit (ngritjen e fidanishtes, grumbullimin e farave të pishës së zezë (Pinus nigra J.F. Arnold), bredhit të bardhë (Abies alba Mill.), trajtimit të materialit mbjellës, mbjelljen e fidanëve dhe kujdesimin e tyre gjatë proceseve të punimeve).
  • Punësimin e familjeve të zonës dhe një numri të konsiderueshëm grash në projekt si objektiv i barazisë gjinore si dhe angazhimi i komunitetit në tërësi në ripyllëzimin e sipërfaqeve të djegura të parkut.
Gjatë takimit u dakortësuan aktivitete të përbashkëta në kuadër të kalendarit të “Vitit Shqiptar të Pyjeve” si dhe aplikimi për thirrjen e EFI (Instituti Europian i Pyjeve) me temë: “Testimi i menaxhimit të pyjeve dhe praktikave të rimëkëmbjes së tyre” nëpërmjet ngritjes së sipërfaqeve monitoruese që shërben si bazë për grumbullimin e të dhënave për një kuptueshmëri efektive të klimës në pyje si dhe praktikave të menaxhimit të rimëkëmbjes së tyre, në kuadrin e ndryshimeve klimatike, adaptimin dhe biodiversitetin.
Kjo thirrje përputhet plotësisht me objektivat e AKP-së dhe “Trees for Lurë”.
Këtij aplikimi do ti bashkohet edhe Fakulteti i Shkencave Pyjore.
Në këtë kuadër AKP dhe FSHP do të ofrojnë njohuritë dhe ekspertizën profesionale ndërsa “Trees for Lurë” do të menaxhojë projektin, duke implementuar aktivitetet e propozuara.
Përfshirja e sa më shumë aktorëve në aktivitete të “Vitit Shqiptar të Pyjeve” është një nga objektivat kryesore të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

 

NOTIFICATIONS