Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i rradhës me përfaqësues të projektit JICA “Mbi Ndërtimin e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë (NbS) për Zvogëlimin e Risqeve nga Fatkeqësitë (DRR)”

Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i rradhës me përfaqësues të projektit JICA. Takimi u zhvillua në kuadër të projektit të JICA “Mbi Ndërtimin e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë (NbS) për Zvogëlimin e Risqeve nga Fatkeqësitë (DRR)”.
AKP mikpriti përfaqësuesit e Projektit JICA të financuar nga Japonia të shoqëruar nga koordinatori kombëtar i projektit z. Sajmir Hoxha. Takimi u zhvillua në kuadër të implementimit të një prej komponentëve të projektit: ”Kontrolli demonstrativ i erozionit për mbrojtjen e basenit ujëmbledhës të Bovillës”.
Në fokus të diskutimeve ishte kuadri ligjor dhe pregatitjet në kuadër të projektit që do të zbatohet në sipërfaqet përreth basenit ujëmbledhës të Bovillës”.
Ky projekt ripyllëzimi i zonave të eroduara përreth basenit ujëmbledhës të Bovillës që menaxhohet nga bashkia Tiranë dhe pjesë të ZM PK “Mali i Dajtit” do të sjellë stabilizimin e rrjedhave ujore të shkaktuara nga rreshjet dhe prurjet e pakontrolluara të sedimenteve në basen gjë e cila ndikon në cilësinë e ujt të pijshëm që furnizon një pjesë të popullatës së bashkisë Tiranë.
  • Pjesë e diskutimit ishin edhe:
Baza ligjore dhe rregulloret e ndryshme për projektin dhe roli përkatës i: AKP, AKZM/AdZM, SHA Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe suporti që ato do të japin në përputhje me kuadrin ligjor për mbarëvajtjen e projektit.
Projekti do të zbatohet gjatë 5 viteve në vazhdim (2024 – 2029) dhe ndër të tjerash ka programuar edhe evente të ndryshme në formë trajnimesh, seminare, uorkshope etj.
AKP si ndër partnerët kryesorë në projekt dhe në bashkpunim të dyanshëm me projektin JICA do të japë kontributin e saj në suksesin e këtij projekti me anë të asistencës së kapaciteteve të saj në fushën e pyjeve dhe nëpërmjet manuale të hartuara për këtë qëllim që do të jenë një ndihmesë e madhe për projektin.
  • Ky projekt ka startuar në Vitin Shqiptar të Pyjeve, ku përvec fushatës së pyllëzimeve të konkretizuar me sukses nga AKP/MTM në bashkëpunim me 50 bashki dhe një numër të madh organizatash dhe institucionesh të tjera, vazhdojnë aktivitetet sipas kalendarit të programuar ku planifikohen aktivitetet pyllëzuese sapo të fillojë edhe muaji i pyllëzimeve.
Të pranishëm: stafi i pyjeve të AKPs, projektit JICA të shoqëruar nga koordinatori kombëtar i projektit.
“Kurdoherë të palodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur”.

 

 

NOTIFICATIONS