Nis fushata e fundvitit për mbjelljen e fidanëve pyjor në kuadër të Vitit Shqiptar të Pyjeve. Kjo fushatë startoi me organizatën Trees for Lurë e cila kreu me sukses “një jave mbjellje” në zonën e Lurës

Nis fushata e fundvitit për mbjelljen e fidanëve pyjor në kuadër të Vitit Shqiptar të Pyjeve.
Kjo fushatë startoi me organizatën Trees for Lurë e cila kreu me sukses “një jave mbjellje” në zonën e Lurës.
Projekti disavjeçar i organizatës TreesforLurë, i cili ka në fokus ripyllëzimin e terreneve të dëmtuara ndër vite në zonën Lurë-Mali Dejës, vijoji edhe këtë vit me mbjelljen e 11470 fidanëve të llojit Pishë e zeze (Pinus nigra).
Mbi 90% e mbjelljes janë realizuar duke punësuar rreth 30 punëtorë – burra (60%), gra (35%) dhe të rinj (15%) – nga fshatrat e Lurës, ku gjatë gjithë javës janë realizuar hapja e 12.000 gropave dhe mbjellja e 11,470 fidanëve.
Ndër aktivitetet e realizuara paralelisht me mbjelljen e fidanëve nga punëtorët, gjithashtu u kryen:
  • Aktivitet sensibilizues me AKP ku specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Inxhinierë nga Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Sektori i Pyjeve dhe Kullotave nga Bashkisë Dibër sëbashku me punëtorë nga fshatrat e Lurës mbollën 1.700 fidanë;
  • Aktivitete edukuese me shkollën Shkollën e Mesme të Bashkuar “Nikoll Kaçorri”, Lurë (11 nxënës dhe 7 mësues pjesëmarrës) si dhe shkollën “Nënë Tereza”, Rrëshen (11 nxënës dhe 3 mësues pjesëmarrës);
  • Aktivitete mbjellje dhe sensibilizimi me biznese dhe organizata të shoqërisë civile (BestSeller, AOS – Albanian Ornithological Society, Terre des hommes).
Gjatë javës së mbjelljes, 9.470 fidanë të llojit Pishë e zezë janë mbjellë në Parkun Kombëtar Lurë-Mali Dejës si dhe 1.700 fidanë janë mbjellë në Pregjë-Lurë (në territorin e Bashkisë Dibër).
Shumë i rëndësishëm është fakti që 80% e fidanëve të mbjellë këtë vit janë të prodhuar në fidanishten pyjore, e cila ndodhet në Fushë-Lurë në kuotën 1.100 m mbi nivelin e detit dhe ka kapacitet prodhues deri në 15.000 fidanë në vit.
Ky sezon mbjellje, e çon numrin total të fidanëve të mbjellë nga kjo organizatë në 34.183 fidanë (rreth 30 hektarë) nga viti 2021 deri më tani.
Përfshirja e sa më shumë aktorëve në aktivitete të Vitit Shqiptar të Pyjeve është një nga objektivat kryesore të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

 

 

 

NOTIFICATIONS