Çfarë është Procesionaria e Pishës?
Procesionare e Pishës është dëmtuesi kryesor i pishave në vendin tonë. Emri i tij shkencor është Thaumetopea pityocampa.
Ky dëmtues është një lloj lepidopteri i njohur për sjelljen e veçantë të larvave të tij, të cilat lëvizin në forma të ngjashme me procesione, duke formuar grupe të mëdha që udhëhiqen nga njëra-tjetra në kërkim të ushqimit.
Cikli i jetës i procesionares së pishës kalon nëpër katër faza kryesore:
Vezët: Femra vendos vezët në pjesët më të ulëta të pishës.
Larvat: Kjo është faza më e dëmshme, pasi larvat ushqehen me hala të pishës dhe formojnë qeska mëndafshi për t’u mbrojtur nga të ftohtët. Larvat e Thaumetopea pityocampa zhvillojnë qime mbrojtëse që mund të shkaktojnë irritime të lëkurës dhe alergji tek njerëzit dhe kafshët.
Krisalida (Pupa): Pas periudhës së larvës, ato zbresin nën tokë dhe transformohen në krisalidë, të mbuluara me një qeskë mëndafshi, ku zhvillohen dhe përgatiten për t’u shndërruar në flutura.
Fluturat: Fluturat dalin nga pupat dhe përsërisin ciklin duke u çiftëzuar dhe duke vendosur vezët e reja.
Larvat e procesionares së pishës janë të njohura për mënyrën se si ushqehen me pjesët më të buta të halave të pishës, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme. Këto dëmtime dobësojnë drurët dhe e bëjnë atë më të ndjeshme ndaj kushteve të tjera të rrezikshme si sëmundjet dhe thatësira.
- Në fillim: Pishat shfaqen të pikëzuara me hala gjysmë të thata të verdhë, duke treguar fillimin e konsumimit të halave nga larvat.
- Pas disa javësh: Dëmtimi bëhet më intensiv, duke bërë që halat të thahen dhe të bien nga druri.