Në kuadër të sezonit të mbjelljeve dhe në përmbyllje të Vitit Shqiptar të Pyjeve, Bashkia Librazhd në koordinim të plotë me AKP filloi mbjelljet e planifikuara (projektuara)

Në vijim të aktiviteteve pyllëzuese që po zbatohen në të gjithë vendin në kuadër të sezonit të mbjelljeve dhe në përmbyllje të Vitit Shqiptar të Pyjeve, Bashkia Librazhd në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve filloi mbjelljet e planifikuara (projektuara).
Struktura e Administrimit të Pyjeve pranë kësaj bashkie gjatë këtij sezoni do zbatojë projekt pyllëzimi në sipërfaqe të eroduara në:
  • Objekti: Lunik
  • Sipërfaqja: 2 ha
  • Lloji i fidanit: Pishë e zezë
  • Numri i fidanëve: 5000
Gjatë çeljes së punimeve në eventin e organizuar nga bashkia Librazhd morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Artur Kala dhe struktura e pyjeve, ku u mbollën fidanët e parë.
Aktivitetit iu bashkuan edhe nxënës të shkollës së mesme “Isak Alla”
Puna e Bashkisë Librazhd për të shtuar sa më shumë sipërfaqet e gjelbërta njëherazi rrit ndërgjegjësimin e brezave të rinj që jo vetëm të kujdesen për mjedisin, por dhe të kontribojnë në aktivitetet e mbjelljeve të 🌱fidanëve të rinj duke zgjuar tek ta dëshirën për të studiuar në fushat e mjedisit dhe për më tepër të zgjedhin të bëhen Inxhinierët e ardhshëm të Pyjeve!
Me mesazhin “Kurdoherë të palodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe më të bukur” le të bashkohemi të gjithë në aktivitetet e pyllëzimit.

 

 

 

NOTIFICATIONS