Në stërvitjen e zhvilluar në Gjirokastër, “Reagimi ndaj zjarreve masive 2025” me fokus PARANDALIM•REAGIM, në kuadër të projektit RESEAL, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, institucioneve si:
QKOEC, SHPFA, QBO, DVP, DPMZSH, MZSH, QKUM, KKSH, AKZM si dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile.
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, ky trajnim është një test i rëndësishëm i gatishmërisë operacionale, në një kohë kur rreziku nga zjarret është në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve të pakujdesshme njerëzore në shumë raste.
Parandalimi i rënies së zjarrit, është shumë më i lehtë sesa shuarja dhe izolimi i tij.
- 128 Shërbimi Zjarrëfikës
- 112 Shërbimi i Emergjencës
Mbroni Pyjet dhe Kullotat nga zjarret!