Në Hessen, Gjermani, në kuadër të takimit të 7-të rë Grupit Këshillimor të Ekspertëve Rajonal për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve u realizua një vizitë ekspozuese (trajnuese) organizuar nën mbështetjen e përbashkët të SWG, IAK dhe HessenForst.
- Qëllimi kryesor i vizitës ishte njohja nga afër e anëtarëve të REAWG nga Ballkani Perëndimor me zbatimin e politikave të BE-së në përgjithësi në pyjet e Gjermanisë dhe konkretisht në pyjet e Hessen (HessenForst) duke përfshirë biodiversitetin dhe ndryshimet klimatike në menaxhimin e pyjeve të këtij Landi.
Gjatë vizitës grupi pati takime në:
Ministrinë e Bujqësisë të Hessenit, ku u njoh me:
- Zbatimi i politikave të BE-së
- Politika pyjore në Hessen
- Shndërrimi i legjislacionit të BE-së në ligj kombëtar
Gjithashtu pamë nga afër:
- Teknikat e përdorura për integrimin e biodiversitetit, ndryshimeve klimatike dhe nevojave sociale në pylltari dhe planifikimin pyjor nga divizionet përkatëse të HessenForst.
- Njësitë e menaxhimit të pyjeve Burgwald, me fokus në zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
Në Institutin e Kërkimeve “Northwest German Forest Research Institute” u njohëm me:
- Sistemet mbështetës për vendimarrjen për zgjedhjen e specieve të drurëve pyjorë
- Ndryshimet klimatike dhe speciet alternative
- Dinamika e karbonit në pyjet natyrore
- Përmirësimi i biodiversitetit në pyje