Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësuesit e AICS Tirana – Mbështetje konkrete për pyjet në Shqipëri

Takim me përfaqësuesit e AICS Tirana – Mbështetje konkrete për pyjet në Shqipëri

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm z. Thomas Tamanini, z. Giovanni Timillero, z. Nicola Ghedin ekspertë të fushës.

Në fjalën e mirëseardhjes Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Ylli Hoxha prezantoi rolin dhe punën e Agjencisë në kuadër të misionit për mirëqeverisjen e pyjeve.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me 2 projektet që Kooperacioni Italian do të zbatojë në fushën e pyjeve në Shqipëri.

Projekti i Bashkimit Evropian për pyjet, EUforForest (Financuar nga BE që do të zbatohet nga Koperacioni Italian dhe UNDP Albania), pritet të nisë në gjatë vitit të ardhshëm.

Me objektiv:

  • Zbatimi i pyllëzimeve dhe ri-pyllëzimeve të parashikuara në kuadër të projektit BE për pyjet;
  • Ndërtimi i fidanishteve për të mbështetur procesin e pyllëzimit;
  • Sekuestrimi i karbonit dhe tregjet e krediteve të tij.

Në përmbushje të aktiviteteve dhe objektivave të projektit EUforForest, Qeveria Italiane do të financojë një projekt specifik mbështetës për Agjencinë Kombëtare të Pyjeve.

Projekti “Fuqizimi i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve” (Financuar nga Qeveria Italiane që do të zbatohet nga Koperacioni Italian), pritet të nisë gjatë vitit të ardhshëm.

Ka për qëllim:

  • Rritjen e kapaciteteve të AKP;
  • Përmirësimin e infrastrukturës;
  • Standardizimin dhe modernizimin e sektorit pyjor.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor në Shqipëri.

 

 

NOTIFICATIONS