Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi mbi studimin “Përdorimi i teknikave inovative të pyllëzimit me dronë dhe fizibiliteti i tyre në kushtet e Shqipërisë”, financuar nga AKKSHI dhe realizuar në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës/Departamenti i Pyjeve (UBT) dhe iGreen.
Studimi trajton përdorimin e teknikave inovative të pyllëzimit me dronë dhe vlerëson fizibilitetin e tyre në kushtet e Shqipërisë.
Qëllimi kryesor është testimi dhe implementimi i mbjelljes së farave përmes topthave biodegradues të shpërndarë me dron në sipërfaqe pyjore të degraduara.
Studimi konkludon se pyllëzimi me dron është një metodë me kosto më të ulët dhe me avantazh operacional në zona të paarritshme, duke kontribuuar në restaurimin e ekosistemeve pyjore sidomos atyre te djegura nga zjarri dhe konservimin e biodiversitetit.
Vëmendje e veçantë duhet te tregohet në:
- Qasje të diferencuar sipas tipit të tokës
- Përmirësim të pjellorisë
- Kontroll të erozionit
- Përzgjedhje të kujdesshme të llojeve
- Hedhje të farave gjatë periudhës së reshjeve (Nëntor–Dhjetor)
Gjate diskutimeve u evidentua rëndësia e thellimit te studimeve ne ketë fushe







