Agjencia Kombëtare e Pyjeve institucion partner në projektin RESILIENT TREES

Agjencia Kombëtare e Pyjeve është institucion partner në projektin RESILIENT TREES.

Projekti RESILIENTTREES synon të forcojë mbrojtjen e pyjeve Agjencia Kombëtare e Pyjeve është institucion partner në projektin RESILIENT TREEStë moçëm dhe drurëve ‘Monument natyre’ në Shqipëri duke përmirësuar kornizën politiko-institucionale dhe vendimmarrësen përmes bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve.

Kjo përfshin zhvillimin e udhëzuesve kombëtarë, fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e ruajtjes së pyjeve me vlera të larta ekologjike.
RESILIENT TREES financohet nga Interreg Europe 2021–2027, i fokusuar në përmirësimin e politikave për mbrojtjen e pyjeve të moçëm (Old-growth forests) dhe drurëve ‘Monument natyre’ në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë.
Synimet kryesore të projektit: Rritja e biodiversitetit dhe qëndrueshmërisë së ekosistemeve pyjore, përmes politikave të përmirësuara dhe instrumentave vendimmarrës me fokus në pyjet me vlerë ekologjike të lartë dhe drurët ‘Monument natyre’.
Në Shqipëri: Projekti synon pregaditjen e një udhërrëfyesi për identifikimin dhe ruajtjen e pyjeve të moçëm dhe drurëve ‘Monument natyre’.

 

 

NOTIFICATIONS