Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me PSEDA-ILIRIA, në zbatim të projektit RESILIENT TREES, një projekt i Interreg Europe, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, organizuan në ambientet e AKP-së takimin e parë me palët e interesuara

Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me PSEDA-ILIRIA, në zbatim të projektit RESILIENT TREES, një projekt i Interreg Europe, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, organizuan në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve takimin e parë me palët e interesuara.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet qendrore/lokale, pushteti vendor, Universiteti Bujqësor i Tiranës, shoqëria civile dhe ekspertë të fushës së pyjeve.
Diskutimet u fokusuan në:
  • Prezantimin e projektit RESILIENT TREES dhe rezultateve të pritshme;
  • Rëndësinë e përfshirjes së palëve të interesuara;
  • Mbrojtjen e pyjeve natyrore shekullore dhe druëve monumentale-veteranë (MVT) si pjesë e përpjekjes së përbashkë  evropiane për të rritur biodiversitetin dhe qëndrueshmërinë e peizazheve tona;
  • Kuadri ligjor kombëtar dhe boshllëqet që kërkojnë përmirësim në drejtim të mbrojtjes së këtyre pasurive;
  • Përvoja dhe praktikat më të mira të vendeve europiane në menaxhimin e pyjeve të vjetra.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të politikave tona kombëtare me standardet e Bashkimit Evropian dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, organizatave dhe komuniteteve.

 

NOTIFICATIONS