Eventi hapës i projektit “Krijimi i një modeli menaxhimi për luftimin e dëmtuesit të procesionares së pishës”

Agjencia Kombëtare e Pyjeve në eventin hapës të projektit: “Krijimi i një modeli menaxhimi për luftimin e dëmtuesit të procesionares së pishës” të financuar nga Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA bëri bashkë aktorët kryesorë koordinues të projektit, përfaqësues Institucionesh, përfaqësues Fondacione, punonjës të strukturave të pyjeve në Bashki, Shoqata mjedisoresh, ekspertë dhe specialistë të fushës.
Z. Artur Kala Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve gjatë fjalës përshëndetëse theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së projekteve të tilla si një mundësi për të përmirësuar gjendjen e pyjeve në sipërfaqe të paracaktuar të fondit pyjor, përmes praktikave të reja shkencore por edhe si një mbështetje të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve njerëzore për sektorin e pyjeve.
Z. Fatbardh Sallaku, Rektor i UniversitetitBujqësor të Tiranës në fjalën e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese (AKP) me institucionet e arsimit të lartë (UBT/FShP) si një mesazh i fortë në krijimin e modeleve të punëve të përbashkëta, ç’ka realisht kërkohet për tu përballur me efektet e ndryshimeve klimatike.
Z. Fidan Dema, Drejtor Ekzekutiv në Agjencisë Pyjore të Kosovës në fjalën e tij shprehu rëndësinë e bashkëpunimit midis dy institucioneve (AKP-së dhe AP Kosovë) dhe konkretizimit të aktiviteteve të përbashkëta.
– Z. Elvin Toromani, Dekan në Fakultetit të Shkencave Pyjore në fjalën e tij theksoi rëndësinë e zgjedhjeve shkencore dhe të qëndrueshme për luftimin e dëmtuesit të procesionares si parakusht për mbrojtjen e biodiversitetit në pyje dhe zhvillimin e ekosistemeve pyjor.
Gjatë eventit u prezantuan temat:
  • Sfidat e shëndetit të pyjeve në kushtet e ndryshimeve klimatike.
  • Hartimi i një modeli menaxhimi për luftimin e dëmtuesit të procesionares së pishës.
  • Procesionaria e pishës, masat e kontrollit.
Aktivitetet kryesore të projektit janë:
  • Hartimi i protokolleve operacionale për kontrollin e procesionares.
  • Fuqizimi i laboratorit qendror dhe ndërtimi i 3 (tre) laboratorëve rajonalë në bashkitë Elbasan, Bulqizë dhe Fushë Arrëz për riprodhimin e insektit Calosoma sycophanta, i cili ushqehet me larvat e dëmtuesit.
  • Trajnimi i stafit të shërbimit pyjor pranë këtyre bashkive.
  • Aplikimi i metodave të kombinuara (mekanike dhe biologjike) në sipërfaqe pilot, me qëllim krijimin e kapaciteteve të nevojshme për kontroll të qëndrueshëm.

 

 

 

 

NOTIFICATIONS