Agjencia Kombëtare e Pyjeve në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për “Vitin Shqiptar të Pyjeve” në bashkëpunim me CNVP Foundation organizoi në Elbasan, takimin me temën: “Shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe zbatimin e Planeve Operacionale”.
Në takim u referuan temat:
Planifikimi dhe fazat kryesore deri në përgatitjen e “Planeve operacionale vjetore të pyjeve, kullotave.
Modeli i Planit operacional vjetor të pyjeve, përgatitur nga CNVP & AKP, mënyra e plotësimit të tij dhe miratimi për zbatim.
Të pranishëm në takim ishin: Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së Z. Artur Kala me stafin e tij, përfaqësues të CNVP-së,struktura e pyjeve e bashkive, Elbasan, Librazhd, Gramsh, Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Has dhe Cërrik.
Gjatë diskutimeve të Specialistëve të strukturave të pyjeve pranë bashkive u evidentuan praktikat dhe rruga e ndjekur për hartimin dhe zbatimin e planit operacional.
“Së bashku mund të arrijmë të përmirësojmë pyjet tanë, për t’u siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur”