Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Z. Artur Kala bashkë me Kryetarin e Bashkia Devoll, Z. Eduard Duro morën pjesë në përfundimin e punimeve të #pyllëzimeve 🌲në Ekonominë Pyjore “Përparimaj-Dardhe” , në vendin e quajtur Dëmbravë.

✔️Projekti i pyllëzimeve i hartuar nga Drejtoria e Pyjeve dhe Mjedisit, Devoll u zbatua gjatë viteve 2022 -2023. Gjithsej janë mbjellë 5️⃣5️⃣0️⃣0️⃣ fidana pyjor, të llojit pishë e zezë 🌲( Pinus nigra ). Për mbjelljen e tyre kontribuan specialistët e Drejtorisë të Pyjeve dhe Mjedisit , punonjësit e sektorit të Ujitjes dhe Kullimit , punëtorët e Drejtorisë të Shërbimeve të Bashkisë Devoll ,gjithathashtu kontribuan specialist me eksperiencë të gjatë në sektorin e pyjeve dhe nxënësit e Gjimnazit “ Fuat Babani”, Bilisht.

🗓️Projekte dhe veprimtari të tilla për pyllëzimin e sipërfaqeve duhet të jenë prioritet për punën e strukturave pyjore pranë cdo njësie të Vetëqeverisjes Vendore.

#AgjenciaKombëtareePyjeve
#MinistriaeTurizmitdheMjedisit
#BashkiaDevoll

 

NOTIFICATIONS