Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve z. Artur Kala së bashku me Kryetarin e Bashkia Elbasan z. Gledian Llatja morrën pjesë në çeljen e punimeve të pyllëzimit në Njësinë Administrative Gjinar

📌Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve z. Artur Kala së bashku me Kryetarin e Bashkia Elbasan z. Gledian Llatja morrën pjesë në çeljen e punimeve të pyllëzimit në Njësinë Administrative Gjinar, në vendin e quajtur Fierëz, pjesë e ekonomisë pyjore “Fushëkuqe Zavalinë” në një sipërfaqe të djegur nga zjarri i rënë disa vite më pare🔥
Në ditët e para të kësaj veprimtarie janë mbjellë 5️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ fidane të llojit pishë e zezë🌲

👉Qëllimi është rehabilitimi i pasojave të zjarrit dhe stabilizimi i vegjetacionit të kësaj sipërfaqe 🌲
Në vijim pyllëzimi do të vazhdojë me mbjelljen e 7000 fidanëve të tjerë dhe në total do të mbillen 12000 fidane të llojit pishë e zezë.

👉 Projekte dhe veprimtari të tilla për restaurimin e sipërfaqeve të diegura duhet të jenë prioritet për punën e strukturave pyjore pranë cdo njësie të Vetëqeverisjes Vendore.

 

NOTIFICATIONS