Ekspretet Francez

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve Z. Artur Kala pati kënaqësinë të priste në ambientet e AKP-së Znj. Camille Marconnet, oficere e projekteve në Agjencinë Franceze për Zhvillim, zyra rajonale për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe Znj. Anne Chetaille, nga departamenti qëndror i Agjencisë Franceze për Zhvillim që mbulon fushat e bujqësisë, zhvillimin rural dhe biodiversitetin. Gjatë takimit u diskutua mbi situatën aktuale të sektorit të pyjeve, prioritetet dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

 

NOTIFICATIONS