Me mbështetjen dhe iniciativën e organizatës Terre des hommes në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Dibër, Bashkia Dibër, Agjencia Austriake për Zhvillim, Trees for Lurë, Institucioni i Prefektit dhe Këshilli i Qarkut Dibër u zhvillua aktiviteti “Mbjellim të Ardhmen”
Ky aktivitet u organizua me të rinj të angazhuar në programet e fuqizimit në Bashkinë Dibër dhe përfaqësues rinorë nga Bashkitë Tiranë, Elbasan, Cërrik, Fier, Lezhë dhe Kukës, iniciativë e cila bëri të mundur mbjelljen e 1000 fidanëve Pishë e Zezë në Parkun Kombëtar Lurë.
Ishte kënaqësi të mbështesnim këtë iniciativë rinore e cila pati për qëllim promovimin dhe ruajtjen e biodiversitetit, nxitjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Bashkëpunimi dhe angazhimit i përbashkët i të gjithë aktorëve në nivel lokal e kombëtar është shumë i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore si një garanci për ruajtjen e vlerave tona mjedisore.
Mbjellja e 1000 fidanëve Pishë e zezë në Parkun e Lurës u realizua në kuadër të projektit “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Austrian Development Agency dhe ADC në Shqipëri.