Në 102 vjetorin e Shërbimit Pyjor dhe 65 vjetorin e krijimit te Fakultetit të Shkencave Pyjore, Agjencia Kombëtare e Pyjeve uron të gjithë stafin e punonjësve të këtij sektori, akademikët, pedagogët e nderuar, inxhinierët dhe teknikët e pyjeve.
“Gëzuar Ditën e Shërbimit Pyjor”, dhe 65 vjetorin e FSHP-së, duke i falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite.
Me mesazhin “Ne duhet të punojmë së bashku për të kontribuuar në Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve dhe ta konsiderojmë atë si një zgjidhje kyçe për mbijetesën tonë, nga ajri që thithim deri te druri që përdorim” le të bashkojmë forcat për të përmirësuar pyjet tanë.