Në takimin e zhvilluar në Agjenci me znj. Sonja Gebert, Menaxhere e Programit, UNEP

Në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve pritëm në një takim znj. Sonja Gebert, Menaxhere e Programit, UNEP, Vienna Office dhe znj. Valmira Bozgo, Koordinatore Projekti, UNEP Shqipëri .
Gjatë takimit u diskutuan detaje të projektit “ Realizimi i mbrojtjes së biodiversitetit nëpërmjet menaxhimit efektiv dhe rritjes së përshtatshmërisë klimatike në zonat e mbrojtura në Rajonin Verior të Shqipërisë ” që financohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara përmes UNEP.
AKP mbështet projektin duke qenë e hapur dhe bashkëpunuese për çdo projekt që operon në fondin pyjor Kombëtar.

NOTIFICATIONS