Takim me përfaqësuesit e AICS Tirana – Mbështetje konkrete për pyjet në Shqipëri
Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm z. Thomas Tamanini, z. Giovanni Timillero, z. Nicola Ghedin ekspertë të fushës.
Në fjalën e mirëseardhjes Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Ylli Hoxha prezantoi rolin dhe punën e Agjencisë në kuadër të misionit për mirëqeverisjen e pyjeve.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me 2 projektet që Kooperacioni Italian do të zbatojë në fushën e pyjeve në Shqipëri.
Projekti i Bashkimit Evropian për pyjet, EUforForest (Financuar nga BE që do të zbatohet nga Koperacioni Italian dhe UNDP Albania), pritet të nisë në gjatë vitit të ardhshëm.
Me objektiv:
- Zbatimi i pyllëzimeve dhe ri-pyllëzimeve të parashikuara në kuadër të projektit BE për pyjet;
- Ndërtimi i fidanishteve për të mbështetur procesin e pyllëzimit;
- Sekuestrimi i karbonit dhe tregjet e krediteve të tij.
Në përmbushje të aktiviteteve dhe objektivave të projektit EUforForest, Qeveria Italiane do të financojë një projekt specifik mbështetës për Agjencinë Kombëtare të Pyjeve.
Projekti “Fuqizimi i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve” (Financuar nga Qeveria Italiane që do të zbatohet nga Koperacioni Italian), pritet të nisë gjatë vitit të ardhshëm.
Ka për qëllim:
- Rritjen e kapaciteteve të AKP;
- Përmirësimin e infrastrukturës;
- Standardizimin dhe modernizimin e sektorit pyjor.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor në Shqipëri.