Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësuesit e OSCE me prezence në Shqipëri z. Aleksandar Maskovic, Shefi i Departamentit për Qeverisjen, Çështjet Ekonomike dhe Mjedisore dhe z. Elton Qendro – Këshilltar Kombëtar i Programit Qeverisja Vendore dhe Mjedisi

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësuesit e OSCE me prezence në Shqipëri z. Aleksandar Maskovic, Shefi i Departamentit për Qeverisjen, Çështjet Ekonomike dhe Mjedisore dhe z. Elton Qendro – Këshilltar Kombëtar i Programit Qeverisja Vendore dhe Mjedisi.
Në fjalën e mirëseardhjes Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Artur Kala prezantoi rolin dhe punën e Agjencisë në kuadër të misionit për mirëqeverisjen e pyjeve, aktivitetet që po realizohen në këtë sektor gjatë vitit shqiptar të pyjeve.
Gjatë takimit u diskutuan temat:
  • Qeverisja e pyjeve dhe krimi mjedisor (nevoja për trajnim).
  • Forcimi i strukturave të kontrollit dhe Inspektimit në fondin pyjore në qendër dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.
  • Rregullimi i handikapit të krijuar nga mbivendosja e disa strukturave për kontrollin e fondit pyjor dhe kullosor.
  • Fushatë sensibilizimi/ndërgjegjësimi në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore
U dakortësuan aktivitete të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve dhe sensibilizimin/ndërgjegjësimin, që lidhen me problematikat e krimit mjedisor në fushën e qeverisjes së qëndrueshme te pyjeve.

 

 

NOTIFICATIONS