Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësuesit të AICS Tirana, Environment and Natyre sector në Shqipëri Z. Thomas Tamanini Kordinator, Giovanni Timillero ekspert dhe Nicola Ghedin ekspert.
Në fjalën e mirëseardhjes Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së Z. Artur Kala prezantoi rolin dhe punën e Agjencisë në kuadër të misionit për mirëqeverisjen e pyjeve, aktivitetet e realizuara në këtë sektor gjatë vitit shqiptar të pyjeve.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me aktivitetet e 3 projektet që Kooperacioni Italian do të zbatojë në fushën e pyjeve në Shqipëri:
Projekti I Bashkimit Europian për natyrën, (Financuar nga BE që po zbatohet nga UNDP dhe Koperacioni Italian).
Projekti I Bashkimit Europian për pyjet (Financuar nga BE që do të zbatohet nga Koperacioni Italian dhe UNDP). Pritet të nisë në tetor 2025.
Projekti I Qëverisë Italiane për mbështetjen, fuqizimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve. (Financuar nga Qeveria Italiane që do të zbatohet nga Koperacioni Italian). Pritet të nisë në tetor 2025.
Gjatë takimit u diskutuan detaje teknike të projekteve ku ndër më kryesoret:
- Zbatimi i pyllëzimeve dhe ri-pyllëzimeve të parashikuara në kuadër të projektit BE për pyjet.
- Ndërtimi i fidanishteve për të mbështetur procesin e pyllëzimit.
- Sekuestrimi i karbonit dhe tregjet e krediteve të tij,
- Nevojat për mbështetje në infrastrukturë, kapacitete, standardizim të sektorit, etj. Në kuadër të projektit të Qeverisë Italiane.
Në ditët në vijim grupet e teknicienve do të diskutojnë dhe detajojnë të gjitha aktivitetet e projekteve dhe nevojat e AKP-së për mbështetje.