Në ambientet e Hotel Tirana International u zhvillua takimi në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”

Në ambientet e Hotel Tirana International u zhvillua takimi në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, ku morën pjesë, Znj. Almira Xhembulla, Zv. Ministër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit , z. Artur Kala, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Znj. Lindita Manga, Drejtore Ekzekutive e ALCDF, Znj. Klodiana Marika, Drejtore, Drejtoria e Natyrёs dhe e Pyjeve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe përfaqësues të nivelit të lartë të institucioneve qëndrore politik-bërëse për Zonat e Mbrojtura nga Republika e Maqedonisë së Veriut si: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti/sektori i Natyrës, Departamenti i Administrimit Mjedisor, Ndërmarrja Publike e Ekonomizimit të Kullotave, Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkufitar në Ministrinë e Vetë-qeverisjes Vendorefinancuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust.

Projekti zbatohet nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
Qëllimi i takimit është që të sjellë bashkarisht përfaqësuesit e qeverisjes qëndrore të dy vendeve, në një takim ku do të ndahet informacion, lehtësohet komunikimi ndër-institucional për bashkërendimin e veprimeve, mbështetjen e nismave rajonale në masivin Sharr-Korab në aspektin e vendimmarrjes, ligjshmërisë dhe qeverisjes, nё tё ardhmen.
Ndër të tjera u bisedua për politikat, strategjitё, sfidat dhe perspektivat e bashkёpunimit ndёrkufitar pёr masivin Sharr – Korab dhe sfidat, mundёsitё, perspektivat rajonale, nevojat pёr koordinim dhe bashkёpunimi ndёrkufitar nё masivin Sharr – Korab.

 

 

NOTIFICATIONS