Gjatë tre ditëve të shkëmbimit të eksperiencave, njohurive dhe praktikave më të mira të transferimit dhe përpunimit të informacionit u diskutuan një sërë çështjesh teknike dhe konceptuale.
- Specialistët e AKP-së prezantuan:
Funksionalitetet e ALFIS-it, përdorimi i informacionit gjeografik dhe lidhja me databaza të tjera;
Sfidat dhe Menaxhimi i procesit të hartimit të një Plani Mbarështimi nëpërmjet ALFIS;
Inventari Kombëtar i Pyjeve 2020, teknikat e përdorura dhe integrimi në ALFIS;
- Nga pala Turke u prezantuan dhe u diskutuan :
Informacion i përgjithshëm mbi Sistemin Turk të Informacionit të Pyjeve – ORBIS
Përdorimi i Remote Sensing në krijimin e hartave të volumeve dhe gjenerimi i raporteve
Krijimi i infrastrukturës GIS dhe databazës së të dhënave të sektorit pyjor Turk
Transferimi i Planeve të Menaxhimit në ORBIS
Procesi i Inventarit Kombëtar të Pyjeve.
- Bashkëpunimi në të ardhmen konsiston në:
Asistencë teknike mbi gjetjen e zgjidhjeve me të përshtatshme në transferimin e të dhënave për Planet e Mbarështimit të hartuara 10 vitet e fundit.
Përdorimi i teknikave Remote Sensing në mbledhjen e të dhënave në terren dhe përpunimin e tyre.
Përfshirja e të gjitha proceseve ligjore, administrative, teknike të sektorit në sistemin e informacionit të pyjeve.