Në Bonn, Gjermani në datat 1-2 Tetor 2024 u zhvillua Konferenca e 9 të Ministeriale për forumin “Pyjet e Evropës” ku mori pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, z. Artur Kala

Në Bonn, Gjermani në datat 1-2 Tetor 2024 u zhvillua Konferenca e 9të Ministeriale për forumin “Pyjet e Evropës” ku mori pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, z. Artur Kala.
Takim i nivelit të lartë Ministerial, në të cilin vendi ynë aderon me të drejta të plota.
Qëllimi i kësaj Konference, ishte marrja e vendimeve për të forcuar bashkëpunimin e ardhshëm për Pyjet e Evropës, ku dhe morën pjesë 44 ministra të vendeve nënshkruese, Komisioni Evropian dhe si vëzhgues 48 përfaqësues të organizatave dhe 14 përfaqësues të vendeve. Gjithashtu, në këtë Konferencë u nënshkruan dy dokumente me rëndësi për vizionin e pyjeve në Evropë, nga 35 vendet pjesëmarrëse:
  • Deklarata Ministeriale
  • Rezoluta Ministeriale
Këto dokumente ministrore përfaqësojnë vazhdimësinë e procesit të politikave për të forcuar Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në mbarë Evropën dhe do të dërgohen nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Deklarata ministrore thekson rolin qendror të Pyjeve të Evropës, pjesë e këtij dokumenti janë dhe:
  • përcaktimi dhe promovimi i kësaj forme menaxhimi;
  • rëndësia e parimeve të saj në një kontekst të ndryshimeve sociale dhe mjedisore;
  • si dhe nevoja për të bashkëpunuar dhe përshtatur me çështjet e shfaqura.
Vendimi ministror i Bonit hodhi themelet për krijimin e një strukture të koordinuar evropiane për rrezikun e pyjeve.
Konferenca u zhvillua në katër sesione:
1. Sesioni i parë kishte në fokus “Deklaratën Ministeriale të Bonn mbi Mbarështimin e Qëndrueshëm të Pyjeve”
2. Sesioni i dytë kishte në fokus Rezolutën Ministeriale të Bonn “Parashikimi i Rrezikut mbi Pyjet”
3. Sesioni i tretë kishte në fokus temën “Përfshirja/tërheqja/përthithja e gjeneratës së të rinjve në lidhje me pyjet”
4. Sesioni i katër, në të cilin ishte pjesë e panelit edhe Shqipëria, kishte në fokus “Vizioni për të ardhmen e forumit “Pyjet e Evropës””

NOTIFICATIONS