Në datat 15-18 maj 2023, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore, zhvilluan një vizitë studimore në Institutin e Pyjeve të Sllovenisë, Departamentin e Pyjeve pranë Fakuletit të Bioteknologjisë Lubjanë dhe Agjencinë e Shërbimit Pyjor të Sllovenisë, në kuadër të projektit “Nxitja e zhvillimit të vazhdueshëm në industrinë e drurit” finacuar nga qeveria Sllovene dhe implementuar nga #UNIDO (Organizata e Kombeve të Bashkuara Për Zhvillimin Idustrial).
Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave më të mira midis dy vendeve në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, risitë në Inventarin Kombëtar të Pyjeve, stimulimin e rigjenerimit natyror të llojeve me vlera indrustriale dhe ekonomike në përshtatje me ndryshimet klimatike si dhe vendosjen e urave të komunikimit të vazhdueshëm në fusha të ndryshme të shkencave pyjore.
Gjate kësaj vizite u ndanë eksperienca dhe u shkëmbyen mendime mbi:
Inventarin Kombëtar të Pyjeve, mjetet dhe metodat e matjeve në terren, përpunimi i të dhënave dhe raportimi i tyre.
Demostrimi i matjeve te realizuara në sipërfaqet provë.
Rigjenerimin e pyjeve, eksplorimi i sipërfaqes pilot prej 5 ha i restaurimit të pyllit duke kombinuar rigjenerimin natyror me atë artificial.
Interesante ishte vizita në bletarinë e familjes Kojek, e cila mbarështonte një nënpsecie autoktone në grumbujt pyjorë të Kočevski Rog. Një mundësi për tu shfrytëzuar nga bletëritësit tanë duke evidentuar faktin se pyjet ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh drusore dhe jodrusore.
Detajet teknike të metodave të inventarizimit dhe restaurimit të përdorura nga kolegët slloven janë një mundësi e mirë për përmirësimin e punës së specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe implementimit të teknikave të reja të matjeve që do ralizohen në terren në kuadër të fillimit të Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave.