Në Departamentin e Gjeografisë u zhvillua Workoshopi “Përdorimi i GIS/RS në vlerësimin e riskut dhe parashikimin e shëndetit pyjor për menaxhimin efektiv gjeo-mjedisor në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”, ku morën pjesë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Autoritetit Shtetëror të Informacionit Gjeohapsinor, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Projekti është financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
Qëllimi:
Aplikimi i Pylltarisë precize në Shërbimin Pyjor.
Përdorimi i MCDA në vlerësimin e rrezikut të shëndetit pyjor.
Monitorimi i shëndetit të pyjeve me teknologji gjeohapsinore, vlerësimi i stresit bimor.
Demostrimi i teknologjisë GIS/RS.
Aplikimi i Arc GIS Survey, GIS Mobile Field Work në terren.