Në kuadër të projektit “Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri”mbështetur nga UNDP Albania, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve,Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe Përfaqësues nga Strukturat e Pyjeve në bashki

Në vazhdim të aktiviteteve në kuadër të projektit “Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri”mbështetur nga UNDP Albania, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve,Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe Perfaqësues nga bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë, Kurbin, Mirditë, Durrës, Krujë, Shijak, Elbasan, Cërrik, Belsh, Gramsh, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë , Peqin, Berat, Skrapar, Dimal, Kuçovë dhe Poliçan.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan dhe diskutuan një sërë çështjes që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve si:
Kuadri politik dhe ligjor për pyjet/rolet dhe përgjegjësitë e strukturave vendore referuar nga MTM.
Të dhënat kadastrale, monitorimi dhe kontrolli referuar nga AKP me theks;
-Mbi azhornimin e të dhënave kadastrale pyjore/kullosore dhe problematika e transferimit;
-Monitorimi dhe kontrolli i strukturave të menaxhimit të pyjeve në bashki;
Unifikimi i procedurave të inspektimit dhe formularëve respektivë për këtë qëllim.
Mbas diskutimit të temave të lancuara u sollën në fokus nga AKP aktivitetet në kuadër të vitit 2024 si “Viti Kombëtar i Pyjeve” .
Marrja e masave nga strukturat e pyjeve në bashki ku AKP do të asistojë të gjithë procesin, për aktivitetet që janë parashikuar në kuadër të “Vitit Kombëtar të Pyjeve” si dhe përfshirja e gjithë aktorëve në këtë proces është një nga sfidat e radhës të sektorit pyjor.

NOTIFICATIONS