Në Lubjanë, Slloveni, përfaqësues nga AKP morën pjesë në Takimin Vjetor të Rrjetit të Specieve Invazive të Pyjeve për Evropën dhe Azinë Qendrore REUFIS

Në Lubjanë, Slloveni u zhvillua Takimi Vjetor i Rrjetit të Specieve Invazive të Pyjeve për Evropën dhe Azinë Qendrore REUFIS.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, përfaqësues nga Austria, Hungaria, Bullgaria, Norvegjia, Polonia, Rumania, Serbia, Mali Zi, Maqedonia e Veriut etj.
Gjatë aktiviteteve të zhvilluara u prezantuan përvoja dhe praktika të vendeve anëtare për menaxhimin e bimëve invazive në pyje, si dhe u zhvilluan vizita në laboratorët e Institutit Pyjor të Sllovenisë. Në terren u demonstruan edhe mënyra praktike të kontrollit të specieve invazive.
Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbim përvojash profesionale dhe forcim të bashkëpunimit rajonal në mbrojtjen e ekosistemeve pyjore.

 

 

NOTIFICATIONS