Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore, Dekanin e FSHP-së Prof. Dr. Elvin Toromani, Përgjegjësin e Departamentit të Pyjeve Prof.Dr. Nehat Çollaku dhe Prof.Assc.Dr. Leonidha Peri

Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve mikpritëm përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore, Dekanin e FSHP-së Prof. Dr. Elvin Toromani, Përgjegjësin e Departamentit të Pyjeve Prof.Dr. Nehat Çollaku dhe Prof.Assc.Dr. Leonidha Peri.

  • Ky është takimi i parë I stafit të ri drejtues të FShP-së me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve ku së pari u vu theksi në vazhdueshmërinë dhe konsolidimin e mardhënjeve shumë të mira midis dy Institucioneve.              Takimi u zhvillua në frymën e angazhimeve të përbashkëta mbi aktivitetet promovuese dhe ndërgjegjësuese në sektorin pyjor dhe të “Vitit Shqiptar të Pyjeve 2024”.
  • Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Artur Kala, prezantoi punët e kryera në kuadër të “Vitit Shqiptar të Pyjeve”, objektivat në vijim si dhe i siguroi për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Agjencia ofron për të gjitha aktivitetet që kryen në Sektorin Pyjor.
  • Dekani i FSHP-së z. Elvin Toromani siguroi mbështetjen dhe vazhdimin e aktiviteteve të nisura midis instituconeve gjithashtu shprehu gadishmërinë për angazhimet dhe bashkëpunimet nẽ tẽ ardhmen me AKP-në.
Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e FSHP-së u diskutua:
  • Rëndësia e sektorit të pyjeve dhe mbështetja e vazhdueshme midis institucioneve.
  • Krijimi i një Sistemi Karriere dhe ngritja e nivelit profesional të specialistëve të sektorit të pyjeve.
  • Angazhimi I FShP-së në procesin e Ri-Inventrizimit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave dhe krijimi i grupeve me pjesmarrjen e studentëve në procesin e matjeve të terrenit.
  • Organizimi dhe bashkërendimi i punëve për kremtimin e 65- vjetorit të FSHP-së.
  • Publikimi i një Reviste me rezultate dhe produkte për “Vitin Shqiptar të Pyjeve”.
  • Kryerja e në studimi në nivel diplome masteri shkencor “punësimi në sektorin e pyjeve” duke analizuar përfshirjen e specialistit të pyjeve në strukturat e bashkive.
  • Problematikat e legjislacionit të sektorit të pyjeve.
“Së bashku mund të arrijmë të përmirësojmë pyjet tanë, për t’u siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur”

 

NOTIFICATIONS