Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i radhës me përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore, Dekanin e Fakultetit të Shkencave Pyjore Prof.Dr.Elvin Toromanin, Prof.Assc.Dr. Leonidha Peri mbi implementimin e Projektit :“Ngritja e një modeli menaxhimi për luftimin e dëmtuesit procesionares së pishës”, i shpallur fitues nga programi i IADSA

Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i radhës me përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore, Dekanin e Fakultetit të Shkencave Pyjore Prof.Dr.Elvin Toromanin, Prof.Assc.Dr. Leonidha Peri mbi implementimin e Projektit :“Ngritja e një modeli menaxhimi për luftimin e dëmtuesit procesionares së pishës”, i shpallur fitues nga programi i IADSA.
Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Artur Kala, shprehu gatishmërinë dhe i siguroi për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ofron AKP për të gjitha aktivitetet, si dhe do të menaxhojë projektin duke implementuar aktivitetet e propozuara.
Dekani i FSHP-së z. Elvin Toromani siguroi mbështetjen dhe vazhdimin e aktiviteteve të nisura midis institucioneve gjithashtu shprehu gatishmërinë për angazhimet dhe bashkëpunimet lidhur me aktivitetet e propozuara në kuadër të projektit.
Në këtë kuadër FSHP do të ofrojnë njohuritë dhe ekspertizën profesionale.
Pikat e diskutimit:
  • Detyrat dhe Përgjegjësit e përbashkëta ndërmjet AKP dhe FShP;
  • Agjendën e aktiviteteve të Projektit;
  • Detajet mbi organizimin e startimit të Konferencës të Projektit “Ngritja e një modeli menaxhimi për luftimin e dëmtuesit procesionares së pishës”
  • Monitorimi – frekuenca e matjeve- ngarkesa e punës.etj
Përfshirja e sa më shumë aktorëve në aktivitete të “VititShqiptartëPyjeve” është një nga objektivat kryesore të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

 

 

NOTIFICATIONS