Në mjediset e kinema “Maks Velo“ Tiranë u bë prezantimi i tre botimeve më të fundit të Doktorit të Shkencave Pyjore Selman Mëziu ish punonjës në Institutin e Kërkimeve Pyjore Tiranë

Në mjediset e kinema “Maks Velo“ Tiranë u bë prezantimi i tre botimeve më të fundit të Doktorit të Shkencave Pyjore Selman Mëziu ish punonjës në Institutin e Kërkimeve Pyjore Tiranë.
Në këtë veprimrari, morën pjesë krijues dhe studiues të ndryshëm, specialistë pyjesh nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe nga disa bashki në vend, miq dhe bashkëpuntorë të dr. Selman Meziu.
Nga pjesëmarrësit nëpërmjet diskutimeve u vlerësua puna dhe kontributi i dr. Selman Mëziut me botimet e tij sidomos në 10 vitet e fundit dhe kryesisht në tre botimet e paraqitura.
Në këtë aspekt u ndal në diskutimin e tij dhe dr. Kliti Starja, drejtor i Drejtorisë Analizës dhe Performancës në AKP, prof ass. dr. Shpetim Cami, inxhinierët; Munir Hoxha, Gjergji Tane, krijuesit Hali Rama e Ymer Hysa, etj.
Selman Mëziu, me botimet e tij evidenton problemet dhe rekomandon zgjidhje, synon të krijojë një opinion pozitiv për pyjet dhe mbrojtjen e tyre.
Ai vë’ theksin tek roli dhe përgjegjësitë e aktorëve vendor dhe qëndror.
Me botimet e tij, dr. Mëziu synon një rritje të dashurisë për pyjet dhe mjedisin në tërësi sidomos nga brezat me të rinjë.

 

 

NOTIFICATIONS