OSCE Presence in Albania në Shqipëri dhe Shkolla e Magjistraturës organizuan më 25 Shtator 2023, Ceremoninë e inaugurimit: Prezantimi i kursit të ri “Legjislacioni mjedisor dhe mekanizmat detyrues për zbatim në mbrojtje të mjedisit” për Shkollën e Magjistraturës.
Në këtë event morrën pjesë Znj. Almira Zebi Xhembulla ZëvendësMinistre e Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Arben Rakipi Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, Ambasadori Bruce Berton kryetar i Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe një sërë përfaqsues të tjerë nga institucione të prokurorisë, agjencive ligjzbatuse në vend.
Për herë të parë si pjesë e kurrikulës të formimit fillestar, Shkolla e Magjistraturës do të nisë mësimin e një kursi të ri semestral duke filluar që nga viti akademik 2023 -2024 i cili është i fokusuar tërësisht legjislacionit mjedisor dhe mekanizmave detyrues për zbatimin në mbrojtjen e mjedisit.
Kursi i ri mbi legjislacionin mjedisor do të ndihmojë në ngritjen e një brezi magjistratësh të përgatitur dhe me kapacitetet e duhura për të trajtuar dhe gjykuar çështjet mjedisore, e cila do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e efektivitetit të përgjigjes së institucioneve ligj-zbatuese ndaj kundërvajtjeve dhe krimeve mjedisore.
Në ceremoninë inauguruese, ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të Prezencës së OSBE-së dhe Shkolla e Magjistraturës, prezantuan programin e temave të kursit dhe dhe diskutuan me të ftuarit se si mund të forcohen më tej kapacitetet e magjistratëve dhe prokurorëve.
Përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, në fjalën e tij theksoi rëndësinë dhe problematikat që lidhen me administrimin e fondit pyjor në kuadër të paligjshmërisë të konstatuar në këtë fushë dhe trajtimit të saj në rrafshin e krimit mjedisor.
Programi i kursit është zhvilluar me mbështetjen e Prezencës së OSBE në Shqipëri nga një ekip me ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë.