Në Shkodër u zhvillua konferenca rajonale me temë “ Menaxhimi i Integruar i Pyjeve”( IFM) përgjatë basenit të lumit Drin

Në Shkodër u zhvillua konferenca rajonale me temë “ Menaxhimi i Integruar i Pyjeve”( IFM) përgjatë basenit të lumit Drin.
Projekti synon zbutjen e efekteve negative nga ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në bazenin e lumit Drin, nëpërmjet forcimit të menaxhimit të integruar të pyjeve.
Nje tjeter objektiv është rritja e përfitimeve socio-ekonomike dhe mjedisore për komunitetet lokale, nëpërmjet shërbimeve të ekosistemit, të mbeshtetura nga aplikimi i metodave të menaxhimit të integruar të pyjeve, pyllëzimit dhe mbrojtjes së biodiversitetit.
Gjatë konferencës u zhvilluan 3 panele me tema kryesore:
Pyllëzimi dhe rigjenerimi i pyjeve përgjatë basenit të lumit Drin.
Praktikat jetike për ruajtjen e cilësisë dhe sasisë së ujit, parandalimin e erozionit, ruajtjen e biodiversitetit, zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe ofrimin e vlerave rekreative dhe kulturore brenda këtij rajoni specifik.
Degradimi i tokës përgjatë basenit të lumit Drin.
Mbulesa pyjore ka pësuar ndryshime të rëndësishme në dekadat e fundit. Arsyet kryesore të degradimit përfshijnë çështjet rreth menaxhimit dhe mbrojtjes së qëndrueshme të pyjeve, rritjes së erozionit dhe frekuencës më të lartë të zjarreve në pyje.
Paneli ofroi një pasqyrë të situatës aktuale dhe theksoi disa nga praktikat më të mira të mundshme për rajonin.
Përmirësimi i njohurive dhe kapaciteteve përgjatë basenit të lumit Drin.
Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve kërkon ekspertizë në të gjitha nivelet. Ky sesion diskutoi mbi kapacitetet dhe njohuritë e nevojshme dhe mënyrat për të nxitur partneritetet dhe aleancat për shkëmbimin e njohurive.
Ky ishte takimi i parë i zhvilluar me praninë e përfaqsuese të kater vendeve Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut, ne kuadër të fillimit të projektit ‘Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjate basenit të lumit Drin’ i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga CNVP Foundation.

 

 

 

 

 

NOTIFICATIONS