Në trajnimin 3 ditor mbi projektin “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë basenit të lumit Drin” i cili zbatohet nga fondacioni CNVP

Në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë basenit të lumit Drin” i cili zbatohet nga organizata CNVP Foundation (Bashkojmë Vlerat e Natyrës & Njerëzit) dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), OJQ Austriake dhe ICEP, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve dhe Fakultetin e Shkencave Pyjore, po zhvillojnë trajnimin 3 ditor me përgjegjësit e sektorit të menaxhimit të pyjeve të bashkive: Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Dibër dhe Bulqizë të cilat janë pjesë e bazenit të lumit Drin.
Trajnimi zhvillohet në Kukës pergjatë 17-19 shkurt 2025.
Takimi ofron një mundësi për të rritur kapacitetet e stafit teknik të menaxhimit të pyjeve në bashki për çështje kyce si:
  • Rehabilitimi i ekosistemeve të pyjeve përmes ndërhyrjeve bazuar në natyrë si 🌱pyllëzime, ripyllëzime dhe kontrolli i erozionit.
  • Hartimi i planeve të mbareshtimit, punimet e terrenit dhe të zyrës.
  • Masat për parandalimin e zjarreve në pyje.
“Së bashku mund të arrijmë të përmirësojmë pyjet tanë, për t’u siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur.

 

 

 

NOTIFICATIONS