Në “Tryeza e Gjelbër”, me temë “Roli i Emergjencave Civile në Zonat e Mbrojtura”

Në “Tryeza e Gjelbër”, Z. Artur Kala (Drejtori i AKP-së), Znj. Daniel Pirushi (Drejtoreshë e AKZM-së), Z.Robert Hysenllari (Drejtor i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë AKMC-së), Z. Leonidha Peri (Dekan i Fakultetit të shkencave Pyjore, UBT-së) Z. Doreid Petoshati (përfaqësues nga UNDP) dhe aktorëve të pranishëm, ndamë mendime, ide, projekte eksperienca dhe nismat e secilit institucion, mbi parandalimin, reagimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore në fondet pyjore të zonave të mbrojtura.
Takimi mbi këtë temë nuk përfundon këtu. Të gjithë së bashku do të vijojmë punën në mirëmenaxhimin e të gjitha emergjencave dhe problematikave, me të cilat haset fondi pyjor i territorit të Shqipërisë, i cili përbën rreth 65% të sipërfaqes.

NOTIFICATIONS