Në vijim të aktiviteteve pyllëzuese që po zbatohen në të gjithë vendin në kuadër të “Vitit Shqiptar të Pyjeve” dhe sezonit të mbjelljeve, Agjencia Kombëtare e Pyjeve në koordinim të plotë me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit filluan mbjelljet e planifikuara (projektuara).
Drejtoria e Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave pranë ARP-së gjatë këtij sezoni do zbatojë projektet e pyllëzimit në objektet:
- Ekonomia pyjore Baldushk, ngastra 68/c, 15ha, ku do të mbillen 37500 fidanë të llojit akacie
- Ekonomia pyjore Fag, ngastra 29/d, 3ha, ku do të mbillen 7500 fidanë të llojit akacie.
- Ekonomia pyjore Shesh, ngastra 71/e, 2ha, ku do të mbillen 5000 fidanë të llojit man.
Gjatë çeljes së punimeve morën pjesë Drejtori i përgjithshëm i AKP z. Artur Kala, Nënkryetari i bashkisë Tiranë z. Andi Seferi, Drejtori i APR-së znj. Anisa Ruseti.
Aktivitetit ju bashkuan edhe studentë të Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe Tirana Business University College.
Projektet e pyllëzimit do të vazhdojnë zbatimin nën kujdesin e firmës Kurora Sh.p.k. gjatë sezonit të mbjelljeve dhjetor-mars.
Me mesazhin “Kurdoherë të palodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur” le të bashkohemi të gjithë në aktivitetet e pyllëzimit.