Në vijim të takimeve që Agjencia Kombëtare e Pyjeve po organizon me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të sektorit të pyjeve të bashkive, në kuadër të shkëmbimit të informacionit, plotësimit periodik të evidencave si baza e të dhënave për të parashikuar, monitoruar dhe vlerësuar gjendjen e pyjeve dhe nivelin e administrimit nga bashkitë, u finalizuan në datat 16, 17 dhe 18 prill

Në vijim të takimeve që Agjencia Kombëtare e Pyjeve po organizon me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të sektorit të pyjeve të bashkive, në kuadër të shkëmbimit të informacionit, plotësimit periodik të evidencave si baza e të dhënave për të parashikuar, monitoruar dhe vlerësuar gjendjen e pyjeve dhe nivelin e administrimit nga bashkitë, u finalizuan në datat 16, 17 dhe 18 prill, tre tryeza të rrumbullakëta me bashkitë:
Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Korçë, Maliq, Kolonjë, Devoll, Pogradec, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Shkodër, Vau – Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë.
Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe përfaqësuesit e pyjeve në bashki shqyrtuan dhe analizuan situatën në lidhje me problematikat që ekzistojnë në realizimin e procesit të plotësimit të informacioneve dhe raportimeve periodike nga bashkitë.
Ndër çështjet më të rëndësishme veçojmë:
  • Rëndësinë e raportimit në kohë dhe cilësi nga bashkitë.
  • Rritjen e kapaciteteve sidomos me specialistë të pyjeve.
  • Domosdoshmëria e koordinimit me sektorët e tjerë brenda së njëjtës bashki.
  • Rritja e profesionalizmit në përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Në “Vitin Shqiptar të Pyjeve” Informacioni mbi aktivitet dhe ngjarjet në fondin pyjor merr një rëndësi të veçantë për analizimin e situatës dhe monitorimin e aktiviteteve të planifikuara

 

 

 

 

NOTIFICATIONS