Në vijim të takimit në bashkinë Has, Agjencia Kombëtare e Pyjeve së bashku me Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale dhe specialistët e bashkisë Has vizituan modelin e pyllit të fermerit

Në vijim të takimit në bashkinë Has, Agjencia Kombëtare e Pyjeve së bashku me Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale dhe specialistët e bashkisë Has vizituan modelin e pyllit të fermerit.
Pak të dhëna sipas studimit.
Studimi i kryer mbi gjëndjen e grumbujve pyjorë dushkaja në pronësi private dhe atyre në pronësi publike të menaxhuar nga individë/fermerë ose në menaxhim të përbshkët nga të gjithë anëtarët e komunitetit ka nxjerrë në pah, rolin dhe rëndësinë që pyjet duhet të menaxhohen dhe trajtohen në mënyrë që të maksimalizohet prodhimi dhe të kryhen funksionet ekologjike.
Rezultatet e studimit tregojnë që grumbujt pyjorë të menaxhuar nga privatë ose nga individë që kanë fituar të drejtën e përdorimit kanë një gjendje dhe tregues dendrometrik shumë më të mirë.
Nisur nga gjendja e grumbujve pyjorë u konstatua se në rastin e grumbujve privatë dhe të menaxhuar me përkujdesje nga fermerë/individë u vu re se mënyra e aplikuar në trajtimin e grumbujve është ajo selektive duke hequr çdo vit një numër drurësh që kanë dimensione më të vogla, që janë të nënshtruar në grumbull dhe kanë një cilësi të dobët.
Në rastin e grumbujve të cilët përdoren nga i gjithë komuniteti, u vu re se gjendja e drurëve në grumbull ishte më e dobët se në rastet e tjera dhe kjo për shkak se mënyra e trajtimit të përdorur është ajo me përzgjedhje, por në këtë rast janë hequr drurët me dimensione më të mëdha dhe me gjendje vegjetative të mirë për të plotësuar nevojat për dru zjarri.
 Rezultatet e volumit
Për pyjet që menaxhohen nga privati (në rastin e Belshit) dhe pyjet që menaxhohen nga individe/fermer në Golaj, Fajza rezulton një volum mesatar prej 70.5 m3/ha.
Për pyjet që menaxhohen me perdorim të përbashkët, (për rastet në Fajza dhe Rrëshen) rezulton një volum prej 37.4 m3/ha , ose 50 % më pak për të njejtin stacion dhe kushte silvikulturale.
Nga ana sociale kemi angazhimin e vetë komuniteteve në menaxhimin e pyjeve, mbrojtjen nga zjarret, grumbullimin e bimeve medicinale.

 

 

 

 

NOTIFICATIONS