Në vijushëmërin e takimeve për thirrjen e EFI (Instituti Europian i Pyjeve) me temë: “Testimi i menaxhimit të pyjeve dhe praktikave të rimëkëmbjes së tyre” në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i rradhës me përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore, OJF-së ‘Trees for Lurë’

Në vijushëmërin e takimeve për thirrjen e EFI (Instituti Europian i Pyjeve) me temë: “Testimi i menaxhimit të pyjeve dhe praktikave të rimëkëmbjes së tyre” në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve u zhvillua takimi i rradhës me përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Pyjore, Dekanin FSHP-së Prof.Dr. Elvin Toromanin, Prof.Assc.Dr. Leonidha Peri, OJF-së ‘Trees for Lurë’ e cila po zhvillon prej disa vitesh pyllëzime në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” dhe zonën përreth tij.
  • Drejtori i Përgjithshëm i AKP-së z. Artur Kala, shprehu gadishmërinë dhe i siguroi për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ofron AKP për të gjitha aktivitetet që kryen për rimëkëmbjen e vegjetacionit pyjor brenda fondit Pyjor.
  • Dekani i FSHP-së z. Elvin Toromani siguroi mbështetjen dhe vazhdimin e aktiviteteve të nisura midis institucioneve gjithashtu shprehu gadishmërinë për angazhimet dhe bashkëpunimet nẽ të ardhmen me AKP-në.
  • Drejtuesit e “Trees for Lurë” z. Pavël Kunc dhe znj. Mirjana Pali prezantuan dokumentacionin e aplikimit për thirrjen e EFI (Instituti Europian i Pyjeve) me titull “Krijimi i pilotëve Climate-Smart Pyjeve dhe restaurimit të pyjeve në Evropë” nëpërmjet ngritjes së sipërfaqeve monitoruese që shërben si bazë për grumbulllimin e të dhënave për një kuptueshmëri efektive të klimës në pyje si dhe praktikave të menaxhimit të rimëkëmbjes së tyre, në kuadrin e ndryshimeve klimatike, adaptimin dhe biodiversitetin.
Pikat e diskutimit:
Detyrat dhe përgjegjësit për Aneksin 1 të thirrjes të EFI-t për FShP, Trees for Lura dhe AKP.
Monitorimi – frekuenca e matjeve – ngarkesa e punës.
Kjo thirrje përputhet plotësisht me objektivat e AKP-së dhe “Trees for Lurë”.
Në këtë kuadër AKP dhe FSHP do të ofrojnë njohuritë dhe ekspertizën profesionale ndërsa “Trees for Lurë” do të menaxhojë projektin, duke implementuar aktivitetet e propozuara.
Përfshirja e sa më shumë aktorëve në aktivitete të VititShqiptartëPyjeve është një nga objektivat kryesore të Agjencise Kombëtare të Pyjeve.

 

 

NOTIFICATIONS