Në Vitin Shqiptar të Pyjeve, në 101 vjetorin e Shërbimit Pyjor, Agjencia Kombëtare e Pyjeve uron të gjithë stafin e punonjësve të këtij sektori, inxhinierët dhe teknikët e pyjeve. “Gëzuar Ditën e Shërbimit Pyjor”, duke i falenderuar për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite

Në Vitin Shqiptar të Pyjeve, në 101 vjetorin e Shërbimit Pyjor, Agjencia Kombëtare e Pyjeve uron të gjithë stafin e punonjësve të këtij sektori, inxhinierët dhe teknikët e pyjeve.
“Gëzuar Ditën e Shërbimit Pyjor”, duke i falenderuar për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkinë e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Pyjore zgjodhi të kremtojë këtë ditë duke mbjellë 101 fidanë pyjor në Fag Shëngjergj pjesë e fondit pyjor që administrohet nga bashkia Tiranë.
Në këtë objekt do të mbillen 50 mijë fidanë pyjor në zbatim të projektit të pyllëzimit hartuar nga specialistët e pyjeve të bashkisë Tiranë.
Me mesazhin “Kurdoherë të palodhur për të shtuar dhe përmirësuar pyjet tanë, për ti siguruar brezave të ardhshëm një Shqipëri më të gjelbëruar dhe të bukur” le të bashkohemi të gjithë në aktivitetet përgjatë vitit shqiptar të pyjeve.

 

NOTIFICATIONS