Stërvitja funksionale “Pishë-Poro 2024”, e para e këtij lloji mbështetur nga UNDP Albania, në kuadër të projektit RESEAL, u zhvillua në qarkun e Fierit, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me pjesëmarrjen e institucioneve qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes

Stërvitja funksionale “Pishë-Poro 2024”, e para e këtij lloji mbështetur nga UNDP Albania, në kuadër të projektit RESEAL, u zhvillua në qarkun e Fierit, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me pjesëmarrjen e institucioneve qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes.
  • Agjencia Kombëtare e Pyjeve
  • Prefektura Fier
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore
  • Operatori i Shërbimit Shëndetësor
  • Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
  • Kryqi i Kuq Shqiptar
  • Forcat e Armatosura, spitali rajonal Fier, spitali ‘Memorial’ dhe Instituti i Gjeoshkencave etj.
Synimi i kësaj stërvitjeje, me skenar një zjarr masiv në pyllin e Pishë-Poros, ishte testimi dhe vlerësimi i roleve dhe përgjegjësive të institucioneve dhe strukturave pjesëmarrëse për menaxhimin, koordinimin dhe ndërveprimin mes tyre në rastin e skenarit të mësipërm, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e efektivitetit në menaxhimin e fatkeqësive.

 

 

NOTIFICATIONS