Viti 2025 nisi me takimin e stafit të punonjësve në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve.
Qëllimi i takimit ishte:
Përgatitja e analizës së punës të kryer përgjatë “Vitit Shqiptar të Pyjeve”, për të evidentuar dhe detajuar realizimin e treguesve në bazë të objektivave:
- Masivizimi i pyllëzimeve
- Sensibilizimi, ndërgjegjësimi dhe edukimi i vlerave pyjore
- Rritja e aftësive të strukturave menaxhuese të pyjeve në bashki (trajnime)
- Koordinimi dhe sensibilizimi i aktorëve dhe donatorëve në kuadër të vitit shqiptar të pyjeve
Përcaktimi i drejtimeve kryesore dhe objektivave të AKP-së për vitin në vijim.